Shitjet e Teslas ranë me 13% në periudhën midis prillit dhe qershorit, pasi CEO i saj Elon Musk përballet me reagime të ashpra dhe konkurrenca po ndikon në dominimin e kompanisë. Bojkotet për shkak të pikëpamjeve politike të Elon Musk vazhdojnë t’i mbajnë blerësit larg, një zhvillim i rëndësishëm duke pasur parasysh pritjet se zemërimi me CEO-n miliarder të kompanisë do të ishte zbehur deri tani. Kompania raportoi një rënie prej 13% në shitje të mërkurën, në një tjetër shenjë se mbështetja e mëparshme e Musk për presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe politikanët e ekstremit të djathtë në Evropë ka pasur një goditje të thellë dhe të qëndrueshme në atraktivitetin e markës Tesla.
Në përgjigje të raportit të kompanisë, aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike u rritën në mënyrë modeste në tregtimin e hershëm, pasi shifrat ishin më të mira se sa pritej. Aksionet e Teslas ranë deri në 7.6% në tregtimin para tregut, pasi CEO i saj Elon Musk tha se po formon një parti të re politike amerikane, duke provokuar një reagim të zemëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Aksionet e Teslas më vonë rikuperuan disa nga humbjet e mëparshme, por ishin ende 6.5% më poshtë. “Jam i trishtuar që e shoh Elon Musk të dalë plotësisht nga ‘shinat’”-tha Trump, duke përmendur gjithashtu njoftimin e Musk se po formon një parti politike për të rivalizuar partitë kryesore Republikane dhe Demokratike.
Përpara se të hipte në Air Force One në New Jersey, Trump e quajti gjithashtu njoftimin e Musk “qesharak” dhe tha se do të mbillte konfuzion. Fati i Teslas ka marrë një kthesë në muajt e fundit, ndërsa është përballur me konkurrencën në rritje nga prodhuesit rivalë të automjeteve elektrike dhe pasojat e ndërhyrjes së Musk në politikën amerikane. Javën e kaluar, kompania raportoi një rënie rekord të shitjeve në tremujorin e dytë, duke shitur 13.5% më pak automjete krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Për atë vit, Tesla ka raportuar gjithashtu rënien e saj të parë vjetore të shitjeve si një kompani publike. Rënia ishte e vogël, rreth 1% megjithëse shënon një kthesë të habitshme për një prodhues automobilash historikisht të mësuar me rritje të fortë të shitjeve. Tesla është gati të humbasë titullin e saj si prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë, bazuar në shitjet vjetore, ndaj prodhuesit kinez të automjeteve BYD, edhe pse BYD nuk ka hyrë në tregun amerikan.