Mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, ka bërë publike lidhjen e tij me influenceren britanike të modës dhe bukurisë, Georgia May Heath.
Futbollisti uruguaian ndau një foto romantike në Instagram, ku shfaqet në një jaht gjatë pushimeve në Spanjë, duke përqafuar partneren e tij dhe duke vendosur një emoji zemre, së bashku me etiketimin e saj – një sinjal i qartë që romanca e tyre tashmë është “Instagram official”.
Georgia, 27 vjeçe, është një figurë e njohur në rrjetet sociale, ku numëron rreth 230 mijë ndjekës në Instagram dhe mbi 50 mijë në TikTok.
Ajo është e njohur për përmbajtjen e saj në fushën e modës dhe stilit të jetesës, si dhe për lidhjen e mëparshme të komentuar gjerësisht me yllin francez Kylian Mbappé.
Romanca e saj me Mbappé filloi në vitin 2021 dhe u përfol për një lidhje që zgjati mes pauzave deri në fillim të këtij viti, pak kohë përpara transferimit të sulmuesit te Real Madrid.
Ndërkohë, lidhja me Ugarte duket se po nis me hapa më të sigurt dhe publikë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të futbollit dhe rrjeteve sociale
Manuel Ugarte konfirmon lidhjen me ish-partneren e Mbappé?
RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -