Wednesday, July 16, 2025
HomeMagazineCelebritiesPër koncert në Zvicër, policia arreston Noizy-n në aeroport!

Për koncert në Zvicër, policia arreston Noizy-n në aeroport!

thesë e papritur planeve të reperit të njohur, Noizy, i cili kishte paralajmëruar se do të performonte në një klub nate në Zyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Burime për “Prive By LS” të cilat po iu referohen gjerësisht mediat, bëjnë të ditur se Noizy u ndalua në aeroport nga autoritetet zvicerane.

Ende nuk dihen arsyet zyrtare të këtij ndalimi dhe nuk përjashtohen motivet e lidhura me çështje dokumentacioni ose vizash pune, një problem që shpesh prek artistët që udhëtojnë për koncerte jashtë vendit.

E vetmja pjesë e konfirmuar është se të gjithë posterat dhe njoftimet për koncertin janë fshirë nga faqet zyrtare të klubit që do t’i hapte dyert për performancën. Nga vetë artisti, nuk ka një reagim publik deri tani.

RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -spot_img

Most Popular