Loredana, një nga personazhet më të spikatur të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të sinqertë dhe me nota humori, që shumë fansa e kanë interpretuar si një shenjë hapjeje ndaj një lidhjeje të re.
Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt, me thënë të drejtën
Kjo deklaratë është parë si një mesazh i qartë se për Loredanën, pas ndarjes nga Jozi, prioritet mbeten personaliteti dhe energjia e një mashkulli, më shumë sesa pamja fizike apo “six-pack-u”.
Ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjete sociale, ndërsa fansat e saj janë gjithnjë kuriozë për jetën e saj personale dhe projektet e reja që pritet të sjellë.