ëngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Ava Max, ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor. Në një mesazh të publikuar në InstaStory, artistja e hitit “Sweet but Psycho” u shpreh se ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të karrierës së saj. “Shtyrja e turneut është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, gjithçka duhet të jetë në një standard me të cilin ndihem e kënaqur dhe për momentin, nuk është ende aty ku dua”-ka shkruar Ava.

Duke treguar dashurinë për publikun dhe pasionin për skenën, ajo shtoi: “Të jem në skenë është gjëja ime e preferuar në botë. Për të sjellë një show që e meritoni të gjithë, më duhet pak më shumë kohë. Ju premtoj që do ia vlejë pritja”. Ajo e mbylli mesazhin me një premtim të sinqertë për fansat: “Ju dua të gjithëve dhe mezi pres t’ju shoh. Së shpejti, ju premtoj!” Reagimet e fansave kanë qenë mbështetëse.