Dega e Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, organizon një aktivitet festiv kushtuar fëmijëve dhe të rinjve, i cili do të mbahet më 11 korrik 2025, duke filluar nga ora 19:00, në sheshin “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri.
Ky aktivitet përfshin:
- Garën e vizatimit për fëmijë, dhe
- Program muzikor me këngë e valle nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Vushtrrisë.
Të interesuarit për të marrë pjesë në garën e vizatimit mund të paraqiten deri më 07 korrik 2025, nga ora 10:00, në zyrat e Kryqit të Kuq në Vushtrri (objekti i SHMU-2, afër Stacionit Policor).
Ejani të kalojmë së bashku një mbrëmje të këndshme me lojëra, muzikë dhe argëtim për të vegjlit tanë!
Së bashku sjellim buzëqeshje dhe shpresë!
Ndërsa për ata që nuk do të mund ta përcjellin nga afër këtë ngjarje, Antena do të bëjë regjistrimin video.