Shtimi në peshë
Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.
Rënie të flokëve
Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonshme të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.
Djersitja e tepërt
Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek. Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat. Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.
Lodhje dhe plogështi
Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë. Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.
Fytyrë me akne
Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë. Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.
Rrathët e zinj të syve
Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve. Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.