Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po shijon ditët e fundit të shtatzënisë me shumë dashuri dhe humor në krah të partnerit të saj, Kreshnik Gjergji. Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë dhe janë në pritje të një djali.
Në këtë periudhë të veçantë, Dafina dhe Kreshniku kanë ndarë me ndjekësit momente të ngrohta dhe plot hare nga pritja e ëmbël.

Së fundmi, Kreshniku ka publikuar një video argëtuese në InstaStory, ku Dafina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, të dekoruar me vizatime humoristike: një palë sy, një gojë dhe një shall të vogël, që e bëjnë të duket si personazhi “patatja” nga filmi i animuar “Toy Story”.