Me anë të një njoftimi të protokoluar më datë 16/06/2025 dhe të publikuar vetëm dje më 29/06/2025 në faqen e saj në Facebook, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e vet se mbanë tubim publik me ta sot më 30/06/2025 me fillim në ora 11.00.
Në takim kryetari i Komunës z. Ferit Idrizi, do të njoftoj qytetarët lidhur me punët dhe aktivitetet e Institucioneve të Komunës në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2025, pastaj, fjala do u lihet qytetarëve për të diskutuar lidhur me çështje të ndryshme lidhur me aktivitetet dhe punët e institucioneve të Komunës së Vushtrrisë.
Në fund të tubimit fjalën përmbyllëse do ta ketë kryetari.
Antena do të jetë aty për ta përcjellë mbledhjen dhe gjatë ditës do ta keni komplet videon për të gjithë ju që nuk do të mund të jeni prezent.