Pas afro katër dekadave përkushtim të palëkundur në arsim, sot në ambientet e SHMU 2 u mbajt një ceremoni solemne për të nderuar pensionimin e arsimtares së gjuhës shqipe, znj. Fahrije Shuku.
Drejtorit të Arsimit, mbajti një fjalë rasti dhe i dorëzoj një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që ajo ka dhënë në edukimin e shumë brezave dhe në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Zonja Shuku ka qenë më shumë se një mësuese – ajo ishte një frymëzim, një udhërrëfyese që ngjalli dashurinë për gjuhën amtare në zemrat e nxënësve, duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme në arsimin tonë.
Mirënjohje të thellë për çdo vit shërbimi, për çdo orë mësimi të dhënë me pasion, për çdo fjalë që formoi mendje e zemra, dhe për buzëqeshjet që ndriçuan shkollën ndër vite.
i urojmë shëndet, qetësi shpirtërore dhe gëzime në këtë kapitull të ri të jetës.
Përulësi dhe respekt të përjetshëm për punën dhe përkushtimin e saj shembullor!