Wednesday, July 16, 2025
HomeLifestyleCili është kryeqyteti më i mirë i jetës së natës në Evropë?

Cili është kryeqyteti më i mirë i jetës së natës në Evropë?

ezoni i verës është këtu dhe për ata që kërkojnë një destinacion europian të afërt, me mot të ngrohtë, pije të lira dhe argëtim të gjallë, një studim i ri sjell sugjerime interesante.

Platforma “OLBG.com” ka publikuar “Indeksin Europian të Jetës së Natës”, duke analizuar qytetet më të mira për të shijuar natën në kontinent.

Lista u hartua duke marrë parasysh disa faktorë si:

-Çmimet e pijeve (sidomos birrës),

-Koston mesatare të akomodimit në Airbnb,

-Numrin e bareve dhe klubeve për 100 mijë banorë,

-Nivelet e sigurisë,

-Dhe vlerësimin e përgjithshëm të përvojës së jetës së natës.

Bratislava surprizon Evropën

Në krye të listës qëndron Bratislava, kryeqyteti i Sllovakisë, me një vlerësim mbresëlënës prej 8.42 nga 10. Ky qytet arrin të lërë pas emra të njohur si Praga, Varshava apo Madridi, duke u cilësuar si destinacioni më i mirë për raportin cilësi–kosto kur bëhet fjalë për një fundjavë argëtimi.

Çmimet e përballueshme të pijeve, strehimit dhe siguria e lartë e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për pushime tre-ditore plot jetë.

Praga kryeson për pijet më të lira

Nëse synoni të shijoni birrën më të lirë në Evropë, Praga është vendi ideal, me një gotë birrë që kushton vetëm rreth 2.01 paund. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe Bratislava dhe Budapesti.

Top 10 destinacionet për jetën e natës në Evropë:

1.Bratislavë, Sllovaki – 8.42

2. Pragë, Çeki – 8.26

3. Krakovë, Poloni – 7.41

4. Budapest, Hungari – 7.20

5.Varshavë, Poloni – 7.17

6. Lisbonë, Portugali – 7.14

7.Valencia, Spanjë – 7.01

8.Stamboll, Turqi – 6.76

9. Madrid, Spanjë – 6.58

10. Athinë, Greqi – 6.05

Ky raport e bën më të lehtë për adhuruesit e udhëtimeve të zgjedhin destinacionin e radhës për të shijuar netët e gjalla të verës!

RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -spot_img

Most Popular