Vushtrria Code Fest është një organizim I përvitshëm I Innovation Academy në Vushtrri.
Sivjet ky event u nda në dy pjesë, pjesën kompetititive që u mbajt prej orës 10:00 deri në ora 13:00 e që gjatë kësaj kohe u prezantuan të gjithë konkurentët me inovacionet e tyre.
Këtë garë e përcolli nga afër edhe kryetari I Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi si dhe Drejtori I DKA-së në Vushtrri z. Albanez Tahiraj të cilët nga afër I njoftuan me secilin competitor nga ana e udhëheqësve të kësaj akademie.
Pjesa e dytë do të ketë karakter manifestiv, pra do të jetë një gala mbrëmje ku do të ndahen çmimet e këtij organizimi në të cilin po marrin pjesë të gjithë të interesuarit.
Antena ishte aty dhe ka materialin në vazhdim për ju, ndërsa ju njofton që do të jetë edhe në gala mbrëmje për t`a përcjell edhe ndarjen e cmimeve.
Vushtrria Code Fest – Pjesa Kompetitive (VIDEO)
RELATED ARTICLES
- Reklama juaj këtu -