Vendimi i Bad Bunny për të mos përfshirë Shtetet e Bashkuara në turneun e tij të ardhshëm botëror “DeBÍ TiRAR MáS FOToS” ka ngjallur reagime të shumta dhe ka ndezur diskutime në rrjetet sociale.
Artisti portorikan, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, e sqaroi arsyen e këtij vendimi në një intervistë për “Variety”.
Turneu në SHBA nuk është më i domosdoshëm
-deklaroi ai, duke kujtuar se fansat amerikanë kanë pasur shumë mundësi për ta parë gjatë viteve të fundit.
Ndër to përmendet edhe turneu i tij i fundit i madh në Amerikë, “Most Wanted”, që përfshiu 45 koncerte në qytete të ndryshme të SHBA-së gjatë vitit 2024.
Ku do të performojë?
Turneu i ri, i cili do të nisë në muajin nëntor, do të ndalet në vende të Amerikës Latine, Evropës, Azisë dhe Australisë, por nuk do të ketë data në territorin kontinental të SHBA-së.
Para nisjes së këtij turneu global, këngëtari do të mbajë 30 koncerte në Coliseo de Puerto Rico, San Juan, duke e kthyer vëmendjen tek vendlindja e tij.
Shumë e shohin këtë vendim si një gjest me domethënie kulturore e politike, duke qenë në harmoni me temat që trajton albumi i tij i fundit: identiteti hispanik, kultura dhe traditat portorikane, sfidat e komunitetit emigrant dhe qëndrimi kritik ndaj ndikimit të SHBA-së mbi Porto Rikon.