Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar qytetarët se të premten, më 27 qershor 2025, duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet dezinsektimi i hapësirave publike në qytet. Ky intervenim ka për qëllim zvogëlimin e pranisë së insekteve, sidomos të mushkonjave, të cilat paraqesin shqetësim gjatë muajve të verës.
Udhëzime për qytetarët:
Mbyllni dritaret dhe dyert gjatë kohës së spërkatjes;
Bletërritësit të sigurojnë që kosheret të mbahen të mbyllura;
Shmangni qëndrimin jashtë në zonat ku do të kryhet intervenimi.
Procesi do të realizohet me preparate të certifikuara, të aprovuara nga institucionet përgjegjëse dhe nuk përbën rrezik për shëndetin, nëse respektohen udhëzimet.
Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, ndonjë ndryshim në orar do të bëhet i ditur në mënyrë të menjëhershme përmes kanaleve zyrtare të komunës.